Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët ukrainas protestuan në vende të ndryshme të Bullgarisë

Foto: Snezhina Cvetanova

Rreth 500 refugjatë ukrainas të akomoduar në hotele në vendpushimin e Detit të Zi në Kranevo dhe afro njëqind njerëz të akomoduar në hotele në vendpushimin malor të Bansko shkuan në demonstrata paqësore. Protesta të ukrainasve pati edhe në Varna, Primorsko dhe Sllënçev Brjag. Kështu, protestuesit - kryesisht nëna me fëmijë, të rinj dhe të moshuar - thonë se nuk duan të zhvendosen nga hotelet private në bazat shtetërore.

Natalija Sharandaçenko i tha gazetares së BNR Snezhina Cvetanova në Bansko se refugjatët duan që financimi i hotelierëve të vazhdojë dhe ukrainasit të qëndrojnë aty ku janë vendosur tashmë në mënyrë që të mund të integrohen. Sipas Sharandaçenko, shumica e bashkatdhetarëve të saj ndjekin kurse bullgare, kanë gjetur punë në Bansko, fëmijët e tyre studiojnë në shkollat ​​lokale dhe një zhvendosje nuk do të jetë e mirë për ta për shkak të kushteve të papërshtatshme në bazat shtetërore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD