Sindikatat kombëtare Konfederata e Sindikatave “Podkrepa” dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe formacioni “Po e vazhdojmë ndryshimin” shprehën qëndrimin e përbashkët se duhet të përgatitet një buxhet i ri për vitin 2023, njoftoi BTA. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të garantuar rritjen e të ardhurave, duke përfshirë edhe rritjen e pagës minimale. Takimi i tyre u zhvillua në Kuvendin Popullor me iniciativën e “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Në të, bashkëkryetari i formacionit Asen Vasilev prezantoi propozimin për buxhetin e vitit 2023, i cili parashikon rritje të rroghës minimale nga 710 në 860 leva, si dhe rritje 50 për qind të përfitimeve tatimore për fëmijët. Rreth 2.5 miliardë leva kosto shtesë planifikohen për sistemin e pensioneve. Një deficit prej 2.1 për qind është përfshirë në propozim. Bashkëkryetari i formacionit Kirill Petkov shprehu shpresën se forca e parë politike GERB-SDS do të ndryshojë mendimin e saj dhe do të mbështesë propozimin për paraqitjen e buxhetit të ri.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..