Sipas një sondazhi të Gallup-it, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, nuk do të kishte dallim të madh me rezultatet e votimit në tetor të këtij viti. Kështu, GERB do të merrte 25.5% të votave, "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 20.8%, DPS - 13.1%, "Vëzrazhdane" - 10.5%, BSP - 9.4%, "Bullgaria Demokratike" - 8% dhe "Ngritja Bullgare" - 4.5%. Gjithashtu, sot përsëri nuk do të kishte një pjesëmarrje të lartë - 38% e votuesve me të drejtë vote thonë se do të votojnë patjetër. 56% e të anketuarve zgjedhin opsionin “Preferoj të formohet qeveri, qoftë edhe me kompromise”, krahasuar me 26,7% që janë përgjigjur “Preferoj të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare”. Pjesa tjetër e të anketuarve nuk kanë mendim për këtë çështje. Vetëm 24.5% prej të anketuarve besojnë se duhet të ketë republikë presidenciale.
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..