Parlamenti Evropian i tha “po” Kroacisë për Shengen
Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për pranimin e Kroacisë në Shengen. U bë thirrje që Këshilli i BE-së të miratojë pranimin e Zagrebit deri në fund të vitit. Vendimi u miratua me 534 vota “pro”, 53 “kundër” dhe 35 abstenime. Gjatë diskutimeve u vu në dukje, se Kroacia plotësoi 281 rekomandime në tetë fusha dhe është koha për të aderuar në zonën evropiane për lëvizje pa kontroll kufitar. Para një muaji deputetët evropianë shprehën gjithashtu përkrahje për pranimin pa vonesë të Bullgarisë dhe Rumanisë në hapësirën e Shengenit. Çështja pritet të hidhet në votim në një takim të Këshillit të BE-së në dhjetor. Për të pasur një vendim pozitiv nevojitet unanimiteti, njofton agjencia HINA.
Shteti grek ndaloi privatizimin e portit Aleksandrupollis
Qeveria greke anuloi shitjen e portit Aleksandrupollis. Kryeministri Kiriakos Micotakis tha para televizionit ERT, se zhvillimet gjeopolitike muajit e fundit ndryshuan rëndësinë strategjike të portit për shtetin dhe ajo nuk ka ndërmend të ndahet me 67 për qind të pronës. Për etapën fillestare të tenderit u klasifikuan katër kandidatë dhe në shtator dy konglometarë paraqitën oferta për blerje. Reuters thekson, se Aleksandrupollis kthehet në një pikë të rëndësishme për tregtimin e gazit të lëngshëm natyror në Evropën Juglindore. Krahas kësaj porti është pjesë e rrugëve për furnizimin e pajisjeve ushtarake për krahun lindor të NATO-s përmes Bullgarisë dhe Rumanisë. Bullgaria ka 20 për qind të aksioneve në terminalin lundrues të lëngëzimit të gazit në ndërtim.
NATO, BE dhe SHBA bëjnë apel për uljen e tensionit në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stolltenberg u bëri thirrje Serbisë dheKosovës të përmbahen nga përshkallëzimi i tensionit. Shkaku për krizën e radhës është kërkesa e vendosur nga Prishtina në pjesën veriore të vendit, ku ka bashki me popullatë serbe të shfrytëzohen vetëm targat shtetërore të Kosovës për veturat. Si kundërpërgjigje përfaqësuesit serbë në mënyrë demonstrative u larguan nga institucionet e Kosovës. BE bëri thirrje gjithashtu për përmbajtje nga veprimet e njëanshme. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Xhefri Hovenier kërkoi që autoritetet të shtyjnë me akoma 10 muaj vendosjen e kërkesës për targat. Diplomati tha, se sa më parë duhet të fillojnë negociata për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë, por theksoi, se bashkimi nuk duhet të shndërrohet në një lloj Republika Srëpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë, njofton KosovaРress.
Reaktorët e rinj bërthamor rumunë në Çerna Voda janë amerikanë
Rumania do të shfrytëzojë teknologji dhe financim nga SHBA për të dyfishuar kapacitetin e Centralit Elektrik Bërthamor “Çerna Voda”, transmetoi AGERPRES. Banka amerikane EXIM do të lëshojë një kredi nga më se 3 miliard dollarë për dy reaktorë të rinj për centralin elektrik bërthamor pranë Danubit. Ministri rumun i energjetikës Virxhill Popesku dhe presidentes së bankës EXIM Reta Jo Lewis nënshkruan një marrëveshje gjatë konferencës së OKB-së për klimën (COP27) në Sharme el-Shejh. “Çerna Voda” prodhon 20 për qind të energjisë elektrike rumune me dy reaktorë kanadezë CANDU që funksionojnë nga vitet 1996 dhe 2007. Sipas projektit, zona është e ndërtuar për 5 reaktorë. Në vitin 2015, Rumania planifikonte të ndërtojë dy reaktorë kinezë në Çerna Voda me financim nga Pekini, por hoqi dorë në vitin 2020 në favor të teknologjive të SHBA-së.
Turqia mbështetet në politikën e përbashkët me vendet tyrke në Azi
Në Samarkand nën moton “Era e re për qytetërimin tyrk: Drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët” mbahet samiti i Organizatës së Shteteve Tyrke. Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan do t’ dorëzojë kryesinë e rotacionit nga Turqia Uzbekistanit. Ministri i jashtëm turk Mevljut Çavushogllu tha se “Azia po del në plan të parë”, duke shtuar se Ankaraja i kushton rëndësi të madhe veprimeve të përbashkëta me Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Uzbekistanin. Televizioni shtetëror turk TRT Haber bën të ditur se tashmë një komision po punon për krijimin e një alfabeti të përbashkët tyrk, i cili do të përshpejtojë procesin e unitetit gjuhësor. Anëtarë të organizatës janë Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani. Turkmenistani dhe Hungaria kanë statusin e vëzhguesit.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, EPA/BGNES, nuclearelectrica.ro, aa.com.tr
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..