Nga data 11 deri më 13 nëntor në Sofje mbahet takimi i parë seminar krijues i udhëheqësve të ansambleve folklorike jashtë vendit. Veprimtaria u organizua nga Asociacioni i Ansambleve Folklorike Bullgare jashtë Shtetit me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit. Në hapjen zyrtare të aktivitetit, që do të jetë më 12 nëntor, do të marrin pjesë nënpresidentja Ilijana Jotova dhe Drejtoresha e Agjencisë për Bullgarët jashtë Shtetit Rajna Manxhukova.
Folklori është një nga shtyllat e kombit tonë dhe mjeti kryesor për ruajtjen e shpirtit bullgar jashtë vendit, janë të bindur organizatorët. Në kuadër të seminarit do të zhvillohet edhe një takim-bisedë me këngëtaren popullore Janka Rupkina.
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...