Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qenë të stërvitur do të ndihmojnë në luftën me helmet ne natyrë

Foto: BDZP

Dy qen të rinj për luftimin e helmeve në natyrën e egra mbërrijnë sot nga Spanja. Me to, Ministria e Punëve të Brendshme formoi dy ekipe speciale dhe kështu Bullgaria u bë e para në Ballkan që disponon njësi të tilla për të luftuar helmet. Në 6 vitet e fundit, në Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve kishte vetëm një ekip. Karremat helmuese janë shkaku kryesor i zhdukjes së një pjese të madhe të popullatës së shkabave. Në Ballkan në 20 vitet e fundit u asgjësuan mbi 900 shkaba. Për shkak të vështirësisë në identifikimin e autorëve, asnjë rast nuk ka përfunduar ende në gjykatë. Prandaj  vitin e kaluar 2021 u miratua Plani Kombëtar për Luftimin e Helmimeve, sipas të cilit Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqësisë do të bashkëpunojnë për zbulimin e shkelësve. Spanja ka trajnerët më të mirë të qenve të shërbimit dhe ata që mbërrijnë sot janë trajnuar për 6 muaj. Ka edhe policë të trajnuar që do të punojnë me ta. Financimi është nën programin “Life”, një mjet kryesor për projektet mjedisore në Evropë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD