Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO do të hetojë incidentit me raketa në Poloni

Anxhej Duda
Foto: BGNES

Në nivel ambasadorësh NATO do të shqyrtojë kërcënimin kundër territorit polak pasi një raketë ra në një fermë polake në afërsi me Ukrainën dhe vrau dy civilë. Varshava tha se nuk ka nevojë për të aktivizuar nenin 5 të marrëveshjes së mbrojtjes kolektive të NATO-s. Presidenti polak Anxhej Duda komentoi se ende nuk ka informacion të saktë se kush e lëshoi saktësisht raketën. “Do të ketë një hetim aleat. Nuk kemi asnjë provë për momentin se kush e lëshoi raketën. Është një raketë e prodhuar nga Rusia, por hetimi është në vazhdim”, tha Duda.

Zyrtarët amerikanë thanë se sipas të dhënave fillestare, raketa që goditi Poloninë u lëshua nga forcat ukrainase kundër një rakete ruse që po afrohej, njoftoi Associated Press. Sipas tyre, kjo ndodhi në sfondin e raketave më të fundit shkatërruese të lëshuara nga Rusia kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës. Më 15 nëntor, Rusia lëshoi ​​më shumë se 90 raketa me krahë kundër Ukrainës, nga të cilat 77 u rrëzuan, raportoi UNIAN.

Bullgaria është jashtëzakonisht e shqetësuar nga shpërthimi në Poloni, ku humbën jetën dy civilë, theksohet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme bullgare. “Po monitorojmë zhvillimin e situatës nga afër dhe jemi në kontakt me aleatët tanë për konsultime. Ne shprehin solidaritetin e plotë me aleatët tanë polakë, bashkimi i NATO-së dhe BE-së është fuqia jonë. Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, ne deklarojmë se agresioni duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.

“Incidenti në Poloni, i cili çoi në humbje të jetëve njerëzore, është i papranueshëm, rrezikon të destabilizojë të gjithë rajonin dhe të zgjerojë shtrirjen territoriale të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenti Rumen Radev në një qëndrim të tij. “Është e nevojshme që menjëherë të zbardhet ky rast i rrezikshëm dhe të merren masat adekuate. Çdo ditë e kësaj lufte shkatërron të ardhmen e Evropës dhe botës”, tha Radev.

Sulmet ruse kundër sistemit energjetik të Ukrainës shkaktuan ndërprerje të rrymës elektrike në pjesë të Moldavisë dhe shumë zona të Ukrainës. Kievi njoftoi se mungesa e energjisë elektrike ndaloi furnizimin me naftë përmes tubacionit “Druzhba”, i cili furnizon Hungarinë me naftë ruse.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për Ukrainën mbeten prioritete për Bullgarinë

Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..

botuar më 25-01-21 4.02.MD
Kostadin Angellov

Emrat e zëvendësministrave të rinj dhe të guvernatorëve të qarqeve nuk janë ende të qartë

Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..

botuar më 25-01-21 1.19.MD