Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatisin logjistikën për lëvizjen e armëve brenda dhe jashtë vendit

Dimitër Stojanov.
Foto: BGNES

Në fund të javës do të jetë gati analiza, e cila do të tregojë se çfarë armësh Bullgaria mund t’i japë Ukrainës. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes, Dimitër Stojanov.

“Duhet pak më shumë punë teknike në proces dhe në përgatitjen e një operacioni logjistik, i cili nuk është aspak i lehtë, sepse ky është një armatim që duhet të transportohet si brenda territorit të vendit, ashtu edhe jashtë tij”, shtoi ministri. .

Duke komentuar incidentin në Poloni me raketën e rënë ukrainase, ministri kujtoi se ideja e mbrojtjes kolektive ajrore të Aleancës dhe blerja e sistemeve të përbashkëta kundërajrore është në një fazë shumë të hershme dhe Bullgaria duhet të mbështetet vetëm në armatimet e saj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD
Ministri Georg Georgiev

I bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së

Kandidatët për anëtarësim në BE duhet t'u përmbahen kritereve dhe kushteve që kanë rënë dakord vetë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev pas një takimi në Sofje me homologun e tij gjerman Johann Wadephul , raportoi..

botuar më 25-10-14 10.42.PD
Georg Georgiev (djathtas) me homologun e tij gjerman Johann Wadepful

Bullgaria dhe Gjermania diskutuan për të ardhmen e sistemit “Mburoja Evropiane e Qiellit”

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Gjermania është ndër partnerët tanë më të ngushtë strategjikë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev pas një takimi me homologun e tij gjerman Johann Wadepful, i cili është..

botuar më 25-10-14 9.49.PD