GERB mbështeti propozimin e "Vëzrazhdane" për të rinegociuar Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në pjesën "Energjia" me qëllim ruajtjen e impianteve të qymyrit në Pellgun e Maricës. Ftesës së “Vëzrazhdane” për bisedime për këtë temë iu përgjigj vetëm GERB dhe “Ngritja Bullgare”. Më herët, GERB i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që urgjentisht të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e së ardhmes së termocentraleve të qymyrit. Për shkak të angazhimeve të tij sipas planit, vendi ynë do të humbasë miliarda leva, pasi do të duhet të ndalojë eksportin e energjisë elektrike nga viti 2026, thotë deputeti Deljan Dobrev. Megjithatë, ministri i Energjetikës Rosen Hristov bëri të ditur se vendi ynë ka kërkuar rinegocim të afateve dhe përqindjeve për mbylljen e termocentraleve të qymyrit, por Komisioni Evropian nuk është i prirur për kompromis.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..