Sot në mëngjes nis nata e teatrove. Mesazhi i nismës europiane në vendin tonë është “Për nëntë net në dhjetë”. Programi i tij përfshin mbi 100 shfaqje të zhanreve të ndryshme teatrore në 13 qytete - Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse, Stara Zagora, Bllagoevgrad, Pleven, Shumen, Simitli, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik.
Fillimi simbolik i edicionit të dhjetë të "Natës së Teatrove" u vendos mbrëmë në Plovdiv me shfaqjen më të re të teatrit dramatik të qytetit - "Vampir" nga Anton Strashimirov. Në shumicën e vendeve, nisma do të fillojë sot me shfaqje në mëngjes dhe punëtori për fëmijë. Për herë të parë, Teatri Kombëtar i kryeqytetit "Ivan Vazov" do të ofrojë një program 12-orësh në të gjitha skenat e tij. Opera dhe Baleti i Sofjes do të hapë dyert e saj për një turne në prapaskenë, dhe teatrot arsimore të Akademisë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Filmore, Universitetit të Sofjes dhe Universitetit të Ri Bullgar do të na njohin me produksionet e tyre më të fundit me hyrje falas.
Trienalja Ndërkombëtare e Posterëve të Skenës do të prezantojë disa ekspozita intriguese në Institutin e Kulturës Polake, “Kuadrat 500”, “Galeria 88” dhe Sallën e Mermerit të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Më shumë për iniciativat në Sofje, mund shikoni KËTU.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..