Vetëm katër nga shtatë forcat politike kanë hyrë në sallën plenare dhe nuk kanë mbledhur kuorumin për hapjen e mbledhjes. “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” bojkotojnë Kuvendin Popullor, ndërsa deputetët e GERB-it u thirrën në selinë e partisë nga lideri i tyre Bojko Borisov. Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov deklaroi në margjinat e parlamentit se bashkëpartiakët e tij nuk do të hyjnë në sallë, edhe nëse Bojko Borisov bën një hap prapa në ndryshimet e propozuara nga BSP, pasi ata insistojnë në tërheqjen e projektligjit.
Ndërkohë, në një konferencë, kreu i GERB u kërkoi deputetëve të tij që të mos mbështesin propozimet për shfuqizimin e Këshillit Publik të KQZ-së dhe të zonëszgjedhore “Jashtë Shtetit”, si dhe kushtin për të paktën 100 aplikime për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se GERB nuk do të heqë dorë nga kthimi i fletëve të votimit. Bojko Borisov ftoi në një bisedë pjesën tjetër të forcave parlamentare për të rihapur temën e Kodit Zgjedhor, por edhe atë të nevojës së një Asambleje Kombëtare funksionale.
Dy orë më vonë dhe pas tre votave, deputetët arritën të mbledhin kuorum me ndihmën e grupit parlamentar të GERB-SDS.
GERB vazhdon të insistojë për fletëvotimet në letër, por është gati të bëjë kompromise sa u përket teksteve të tjeraParlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..