Për kishën tonë ortodokse, familja e krishterë është një tempull i vogël ku, nëpërmjet sakramentit të martesës, bekohet ngjizja, edukimi dhe mësimi i fëmijëve në fenë ortodokse. Në këtë familje të kishtare, burri dhe gruaja janë një e tërë dhe fëmijët janë dhuratë nga Zoti, i cili ua beson atyre për t’i përgatitur për Mbretërinë e Perëndisë.
Prindërit janë ata që i çojnë fëmijët e tyre në Tempullin e Zotit, ashtu si Joakimi dhe Ana sollën për herë të parë në Tempullin e Jerusalemit vajzën e tyre të shumëpritur Maria, nënën e ardhshme të Shpëtimtarit. Sipas Ungjillit, në hyrje të tempullit, Maria trevjeçare i ngjiti vet shkallët e pjerrëta, ku e priste kryeprifti Zakaria. Para syve të habitur të të pranishmëve, ai e çoi atë në Tabernakullin e ndaluar për gratë, vetë “Shën e Shenjtëve”, ku i caktoi asaj një vend për lutje. Kisha e kremton këtë ngjarje të rëndësishme si Paraqitja e Virgjëreshës - një nga 12 festat e Zotit gjatë vitit.
Jo rastësisht Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1929 zgjodhi këtë ditë për të nderuar familjen e krishterë dhe rininë studentore ortodokse. Kështu, simbolika e madhe shpirtërore e festës u kujtoi prindërve detyrimet e tyre morale ndaj fëmijëve – t’i rrisin ata në frymën e virtyteve të krishtera. Kjo ditë ishte një festë e vërtetë në të cilën fëmijët u liruan nga shkolla në mënyrë që të frekuentonin tempujt e Zotit së bashku me prindërit e tyre.
Në ditët e sotme, përditshmëria laike po i zhvendos gradualisht vlerat tradicionale patriarkale të kulturës sonë, të cilat shoqëria moderne percepton si rituale fetare që kanë kaluar kohën e tyre. Dhe nëse festa është në ditë jave, fëmijët shkojnë në shkollë dhe prindërit ndjekin orarin e tyre të punës. Edhe pse të rrallë, ka edhe mësues që i çojnë fëmijët në shërbim kishtar për të mbajtur në shpirt flakën e besimit.
Në mbrëmje, në tryezën modeste, familjet ortodokse mblidhen për të shënuar festën me bukë pa yndyrë, një gotë verë dhe peshk dhe për të ftuar Nënën e Zotit të sjellë paqe, dashuri dhe mirëkuptim në shtëpinë e tyre.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..
Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..
Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..
Sivjet më 6 janar, kur bie një nga festat më të ndritshme të krishtera – Epifania ose Dita e Bekimit të Ujit , shënojmë edhe 177 vjetorin e lindjes..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo..
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e..