Gati 2300 flamingot rozë banojnë në liqenin Atanasovsko pranë qytetit bregdetar Burgas. Të dhënat janë nga regjistrimi i fundit i shpendëve në tetor. Monitorimi i rregullt u realizua në kuadrin e projektit “Laguna e jetës” të Fondacionit Bullgar “Biodiversiteti”. Numri i shpendëve filloi të rritet në gusht 2019. Atëherë grupi i parë i madh numëronte 159 shpendë.
Deri më tani, nuk ka fakte alarmante për ndikimin e kolonisë në pjesën tjetër të faunës. Flamingot rozë zgjedhin pishina të ndryshme në të cilat ushqehen.
E veçanta e liqenit Atanasovsko është se, me pritat dhe digat e ndërtuara, ai është i ndarë në më shumë se 150 pellgje. Në shumicën e tyre uji ka kripësi të ndryshme, ka banorë të ndryshëm dhe ushqim të ndryshëm për shpendët.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...