Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".
Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.
Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.
Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.
Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..