Të dielën, më 20 nëntor, në Katar filloi një nga forumet më të mëdha sportive – Kupa Botërore e Futbollit. Në këtë datë, me rastin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1925 në Gjenevë, bota festoi edhe Ditën e Fëmijëve. Këtë vit, këto dy ngjarje gjejnë pikën e tyre të përbashkët në fushatën e re për mbledhjen e fondeve të UNICEF-it në Bullgari "Mbështet Ekipin e së Ardhmes - Fëmijët" *.
Kur flasim për futbollin, janë me dhjetëra legjendat e këtij sporti, që e nisën historinë e tyre të lavdishme nga rrugët me pluhur të lagjeve më të varfra, ku legjendat e ardhshme u rritën dhe shënuan golat e tyre të parë me këpucë të grisura dhe topa prej lecke. Për qindra fëmijë, edhe sot, sporti mbetet rruga më e aksesueshme për një të ardhme më të mirë. Dhe për të gjithë prindërit - ekipi më i rëndësishëm, që ata mbështesin që nga marrja e titullit "mami" dhe "babi" është ekipi i fëmijëve të tyre.
"Situata në lidhje me të drejtat e fëmijëve në Bullgari është përmirësuar vitet e fundit, por ende nuk është ashtu siç do të donim të ishte," tha Christina de Bruin, përfaqësuese e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Bullgari, në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. Ajo ndodhet në vendin tonë që nga viti 2021, ka punuar për fëmijët si punonjëse ndërkombëtare për më shumë se 20 vjet dhe para se të vinte në vendin tonë ka qenë zëvendësdrejtoreshë e zyrës së UNICEF-it për marrëdhëniet me institucionet e BE-së në Bruksel:
"Shumë nga fëmijët me aftësi të kufizuara (në Bullgari ata janë afërsisht 32,000 sipas të dhënave të UNICEF -it) ende nuk kanë akses në arsim ose janë në rrezik të përjashtohen nga sistemi arsimor. Këta fëmijë janë ende grupet më të pambrojtura dhe më të padukshme për shoqërinë, si në botë ashtu edhe në Bullgari. 10,000 është numri i përafërt i fëmijëve me aftësi të kufizuara në Bullgari që nuk shkojnë në shkollë apo kopsht. Ky është edhe fokusi kryesor i fushatës sonë – që ata të mund të pranohen dhe të mbeten në sistemin arsimor. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të shikohet cilësia e arsimit që u ofrohet fëmijëve në Bullgari. Pandemia e Covid-19 shembi në mënyrë kategorike dekada të tëra progresi në arsimin në mbarë botën. Por kur shikojmë situatën konkrete në vendin tonë - çdo fëmijë i dytë nuk ka njohuritë bazë në leximin dhe mësimin e materialit. Ne vërejmë gjithashtu një tendencë alarmante tek fëmijët që rrezikojnë të përjashtohen nga sistemi. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga viti 2021, rreth 120 mijë fëmijë në sistemin arsimor janë në rrezik të përjashtimit, dhe çdo fëmijë i pestë në Bullgari ka përkeqësuar suksesin e tyre për shkak të mbylljes së shkollave (gjatë pandemisë). Të mos harrojmë problemin e dhunës - çdo fëmijë i dytë këtu nën moshën 18 vjeç, bëhet fjalë për 47%, ka qenë viktimë e një lloj dhune. Prandaj do të thosha se ka ende nevojë për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe fokusim te problemet e fëmijëve në Bullgari dhe kërkim për zgjidhjen e tyre” – shprehet në mënyrë kategorike Christina de Bruin.
Pandemia dhe izolimi, lufta në Ukrainë, më gjithë në kilometra larg Bullgarisë, kriza ekonomike janë faktorë që prekin çdo qytetar, por më të pambrojturit dhe më të pafuqishmit në përballimin e pasojave të tyre janë fëmijët, janë të bindur specialistët e UNICEF-it. Prandaj është e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie të tolerancës dhe mirëkuptimit, mendon Borjana Gidikova, drejtoreshë e "Komunikimit" në UNICEF Bullgari. Dhe mbështet fjalët e saj nëpërmjet statistikave alarmante të ditës:
“Sipas të dhënave të viteve të fundit për Evropën, një në nëntë fëmijë kryen vetëvrasje si pasojë e shqetësimeve të mëdha të këtij lloji. 50% e të gjitha problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët zhbllokohen para moshës 14 vjeç, dhe deri në 75% - para moshës 24 vjeç. Kjo është një nevojë sistematike për të ndryshuar mendimin dhe qëndrimin ndaj problemeve të njerëzve në pozitat më të pambrojtura, sepse 30% e fëmijëve në Bullgari jetojnë në kufi të varfërisë. Këto janë gjithashtu të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese që prekin si fëmijët me aftësi të kufizuara, ashtu edhe ata nga grupet e margjinalizuara. Dhe ne duhet të mendojmë vazhdimisht për mënyrën se si i trajtojmë ata dhe çfarë bëjmë për t'i përfshirë në shoqërinë e ardhmja e së cilës janë ata."
“Qëllimi i UNICEF-it është t'u kujtojë njerëzve se atëherë kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe mundësinë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë, mund të ketë vetëm një ekip - fëmijët. Rreth tij duhet të bashkohemi të gjithë” – thotë Borjana Gidikov dhe drejton vëmendjen te qëllimet e fushatës së re të organizatës.
“Fushata jonë e re fokusohet në tre nga temat për të cilat ne punojmë konkretisht në Bullgari, sepse ndërkombëtarisht problemet e fëmijëve dhe zhvillimi i tyre janë të mëdha. Arsimi cilësor gjithëpërfshirës për çdo fëmijë, zhvillimi në fëmijërinë e hershme për fillim më të mirë në jetën e një fëmije, e kemi fjalën për më të vegjlit nga 0 deri në 2 vjeç. Po ashtu, temë shumë e rëndësishme për ne është parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna, shfrytëzimi seksual dhe abuzimi për çdo fëmijë. Fondet e mbledhura nga kjo fushatë do të shkojnë në programe të ndryshme të lidhura me këto tema”.
Tashmë janë ndërmarrë hapa drejt zgjidhjes së disa problemeve të fëmijëve bullgarë në rrezik. Një pjesë e fondeve të grumbulluara do të shkojnë për përmirësimin dhe përsosjen e aplikacionit celular falas për komunikim simbolik C-Board, i zhvilluar nga UNICEF, shpjegon Borjana. Ai u mundëson fëmijëve që nuk mund të flasin të komunikojnë me të afërmit, mësuesit dhe njerëzit përreth tyre. Synimi i ekipit tonë është ta përhapim këtë platformë edhe më shumë dhe të trajnojmë më shumë prindër, mësues dhe profesionistë për ta përdorur atë.
Fushata do të sigurojë gjithashtu fonde për të mbështetur punën e Qendrës për internet të sigurt, si dhe programin "Hapa së bashku drejt një shkollë pa dhunë", në të cilin shpresohet që në vitin 2023 të përfshihen të paktën 200 shkolla të reja në Bullgari .
“Shërbimi tjetër shumë i rëndësishëm që krijuam në fushën e mbrojtjes së fëmijëve janë zona të veçanta ku fëmijët dhe familjet që kanë përjetuar dhunë mund të kërkojnë ndihmë nga specialistët. Ne i quajmë "Zonat e krahëve". Ata përfaqësojnë Qendra Avokimi dhe Mbështetjeje pët Fëmijët, ku ofrohet ndihmë sociale, ligjore dhe psikologjike nga specialistë të ndryshëm nën “një çati”. Synimi ynë është ta zbatojmë këtë model në nivel kombëtar, sepse për momentin gjenden vetëm në tre zona në vend (Montana, Sofje, Shumen). Ne dëshirojmë që një mbrojtje e tillë të ofrohet në çdo rajon të vendit”, thotë Borjana Gidikova.
Borjana kujtoi se nëpërmjet një fushate donacionesh vitin e kaluar, UNICEF Bullgaria krijoi një mjet falas për të rinjtë deri në 24 vjeç dhe prindërit e tyre "Dhoma UNICEF", në kuadër të aplikacionit celular "Më trego". Ai përfaqëson një hapësirë vetë-mbështetëse me ushtrime dhe programe të ndryshme që kryhen në mënyrë të pavarur dhe i ndihmojnë të rinjtë të ndërgjegjësohen më shumë për botën e tyre të brendshme dhe në këtë mënyrë të ndërtojnë qëndrueshmëri mendore dhe të kapërcejnë emocionet negative që kalojnë, si ankthi, vetmia, trishtimi, frika dhe zemërimi.
Dhe për ne, të rriturit, gjëja më e rëndësishme në ndeshjen kundër jetës mbetet - informimi dhe dëshira për të ndryshuar.
*Fushata "Mbështet ekipin e së ardhmes - Fëmijët" e UNICEF Bullgaria vazhdon deri në fund të dhjetorit 2022. Pavarësisht vendndodhjes së tyre, të gjithë mund të marrin pjesë në të duke dhuruar SMS në 1021 dhe/ose në dari.unicef.bg
Foto: UNICEF Bullgaria
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..