Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta e një polici është në rrezik pasi persekutoi trafikantë dhe emigrantë

Foto: BGNES

Një polic, një shofer dhe tre emigrantë ndodhen në një spital të kryeqytetit pasi një furgon policie tentoi të ndalojë një makinë me emigrantë në unazën e Sofjes. Polici ndodhet në gjendje të rëndë për jetën me një dëmtim të rëndë në tru. Përplasja ndodhi në mëngjes herët pasi trafikantët që transportonin një duzinë emigrantësh të hyrë ilegalisht refuzuan të ndalonin për inspektim dhe filloi një ndjekje nga policia.

Në fund të gushtit në Burgas, dy policë bullgarë u vranë kur u goditën nga trafikantët teksa po përpiqeshin të ndalonin një autobus të mbushur me emigrantë.

Më 11 nëntor, polici kufitar bullgar Petër Bëçvarov u qëllua në territorin bullgar në zonën kufitare me Turqinë nga shtetas të depërtuar turq.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..

botuar më 25-10-27 2.33.MD
Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro

Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..

botuar më 25-10-27 1.41.MD