Në një letër drejtuar deputetëve, qeveria e përkohshme propozoi ndryshime në Kodin Penal në lidhje me dënime më të ashpra për të kapurit në trafikun e paligjshëm të emigrantëve. Disa nga propozimet synojnë të parandalojnë dënimet me kusht. Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund të lihet vetëm në këtë luftë, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev.
“Legjislacioni penal në këtë pjesë të tij është mjaftueshëm adekuat”, tha për BNR avokatja Rena Stefanova nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, nënkryetare e Komisionit parlamentar të Sigurisë së Brendshme. “Gjatë studimeve na mësuan se nuk është e rëndësishme ashpërsia e dënimit, por pashmangshmëria e dënimit – pikërisht me këtë kemi problem”, shtoi ajo. Sipas saj, pak trafikantë hetohen dhe dënohen.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..