Shumë nga prodhuesit bujqësorë nuk kanë mundësi të ndajnë burimet e nevojshme për promovimin e produkteve të tyre, prandaj është e nevojshme që shteti të mbështesë pjesëmarrjen e tyre në ekspozita ndërkombëtare.Në një takim pune me bio-prodhuesit dhe përpunuesit, lidhur me pjesëmarrjen e parë të vendit tonë në forumet e specializuara për ushqim dhe kozmetikë organike – “Biofah” dhe “Vivane” në Gjermani, zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov theksoi se mbështetja e shtetit në aspektin e marketingut është i nevojshëm. Sipas tij, kjo është qasja e duhur, e cila do t'u japë prodhuesve dhe përpunuesve organikë bullgarë një mundësi të mirë për të prezantuar produktet e tyre.
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..