Në kërcimin e sinkronizuar në grupmoshën 11-12 vjeç, bullgaret Mirella Koseva dhe Sijana Pavllova zunë vendin e dytë. Dy vajzat realizuan jashtëzakonisht pastër kombinimin e tyre dhe fituan medaljen e argjendtë me 42.640 pikë. Në vend të parë, me 43.350 pikë, ishin pjesëmarrëset nga Franca. Me gjithë paraqitjen e shkëlqyer, djemtë tanë mbetën në pozitën e katërt me 43.490 pikë. Medaljet e arta i fituan dyshja nga Uzbekistani – Firdavs Ibrahimov dhe Sardor Muhamadiev me 45.250 pikë.
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..