Një konkurs startup agro-ushqimor u jep disa prej sipërmarrëseve femra më të talentuara mundësinë për të prezantuar projektet e tyre dhe për të marrë mbështetje për të zhvilluar më tej idetë e tyre. Konkursiorganizohet nga Agjencia Rajonale për Sipërmarrje dhe Inovacion - Varna me mbështetjen financiare të Empowering Women in Agrifood - EWA Bulgaria dhe Institutit Evropian për Inovacion dhe Teknologji në Ushqim - EIT Food, organ i Bashkimit Evropian.
Në konkurs do të marrin pjesë 10 femra nga programi EWA Bulgaria 2022, të cilat do të konkurrojnë në të ashtuquajturat "pitching". Secila prej tyre do të ketë 7 minuta për të bindur jurinë dhe audiencën për potencialin e nismës së tyre dhe 7 minuta të tjera për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra.
Projektet do të vlerësohen nga një juri e dalluar në prani të publikut, të ftuarve specialë, investitorëve dhe mediave.
Çmimi i madh është në vlerë prej 10.000 euro, ndërsa për vendin e dytë parashikohen 5 000 euro.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..