Shtëpia e re e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë u hap zyrtarisht sot në Shkup në rrugën “Nikolla Vapcarov” nr.6, njoftoi BGNES. Deri më tani qendra ishte e vendosur në Ambasadën bullgare në kryeqytetin maqedonas. Në mesin e të ftuarve të ngjarjes ishin ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer, ministri bullgar i kulturës Velisllav Minekov, ambasadori bullgar në Republikën e Maqedonisë Angell Angellov. U hap gjithashtu një ekspozitë e përbashkët “Së bashku II”, ku përfshihen piktura të krijuesve bashkëkohorë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. “Sot jemi të gjithë së bashku – përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – për të treguar se kultura është e rëndësishme për dy shoqëritë tona dhe se është ai sektor i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona që na afron”, theksoi drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup Antonija Veleva.
Në kuadrin e vizitës ministri bullgar i kulturës u takua me kolegen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinova-Stojçevska, e cila shprehu kënaqësinë për hapjen e objektit të ri dhe modern të Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup. Ndër temat e diskutuara ishte edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut shprehu edhe një herë dëshirën që ekspertët e tyre në fushën e restaurimit dhe konservimit të ndihmohen nga kolegët e tyre bullgarë të cilët kanë ekspertizën dhe përvojën e nevojshme në këtë fushë.
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..