Partia GERB është gati për dialog me të gjithë për të formuar një qeveri pavarësisht mandatit. Kështu deklaroi sot në Ruse kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS Desisllava Atanasova, cituar nga BNT. “Temat e rëndësishme janë inflacioni, të ardhurat, buxheti dhe që t’i zgjidhim, duhet të fillojmë bisedime konstruktive për formimin e qeverisë”, vuri në dukje ajo.
Atanasova i cilësoi si joserioze debatet në Kuvend për titullin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. “Katër orë debat për titullin e një projektligji është një humbje serioze e kohës plenare të parlamentit, të cilën e paguajnë të gjithë qytetarët bullgarë. Një ditë plenare e Kuvendit Popullor për qytetarët bullgarë kushton 200 000 leva / 102 000 euro/, tha ajo.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..