Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kemi importuar 1102 tonë dele dhe qengj.
Një pjesë e madhe e kësaj sasie vjen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e treta në vendin tonë kanë hyrë 351 tonë, e gjithë sasia me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i shoqatës së mbarështuesve të deleve, ky është mishi i lirë i qengjit për Pashkët, për të cilin shoqata e degës paralajmëroi, se po shkatërron tregun bullgar të qengjit.
Sipas zyrtarëve të degës, pjesa tjetër e sasisë së importuar nuk është mish qengji, por mish dele, i cili nuk tregtohet drejtpërdrejt në treg, por hyn në industrinë e përpunimit të mishit, ndoshta si një zëvendësues i padeklaruar i mishit të viçit në përbërjen e salsiçeve.
Ndonëse është një vend me tradita shekullore në mbarështimin e deleve, për gjysmën e parë të këtij viti Bullgaria ka prodhuar 112 ton mish dele dhe qengj, që është sasia më e ulët e raportuar për të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Të dhënat konfirmojnë edhe deklaratat e fermerëve nga fillimi i vitit, sipas të cilëve nga krahasimi i numrit të deleve me atë të bullgarëve rezulton se mbarështuesit vendas prodhojnë vetëm 150-200 gram mish qengji për frymë të popullsisë.
Autor: Veselina Milanova, BNR “Horizont”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e deficitit buxhetor për vitin 2024, sipas metodologjisë së BE-së. Në vitin 2024, sektori..
1521 leva (747 euro) janë të ardhurat neto mujore të nevojshme për të mbështetur jetesën e një personi që punon dhe jeton vetëm. Kostoja e jetesës për një familje me 3 anëtarë është 2738 leva (1344). Të ardhurat e nevojshme për jetesën rriten me 3.2%..
Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..
1521 leva (747 euro) janë të ardhurat neto mujore të nevojshme për të mbështetur jetesën e një personi që punon dhe jeton vetëm. Kostoja e jetesës për..
Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e..