Presidenti Rumen Radev shpalli sot në spitalin rajonal në Veliko Tërnovo fillimin e edicionit të 20 jubilar të nismës bamirëse “Krishtlindja Bullgare”. Ajo mbahet nën patronazhin e kreut të shtetit dhe mbështet fëmijët që kanë nevojë për diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim. Sivjet fushata 2022/2023, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2023, u është kushtuar fëmijëve me sëmundje të rralla gjenetike.
“Vitin e kaluar iniciativa arriti një buxhet rekord prej mbi 1.5 milionë euro. Ajo ndihmoi 517 fëmijë me sëmundje të rënda kronike dhe dhuroi pajisje në 22 spitale. “Krishtlindja Bullgare” nuk është thjesht një fushatë donacionesh, është diçka shumë më tepër. Na jep besim se jemi një shoqëri e qytetëruar e bazuar në vlerat humane”, tha Radev.
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..