Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja deklaroi, se me luftën në Ukrainë Rusia minon rendin ndërkombëtar

Foto: EPA/BGNES

Rusia mban përgjegjësinë e plotë për luftën në Ukrainë, e cila është nj shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të Statutit të OKB-së. Agresioni, duke përfshirë sulmet e qëndrueshme dhe të pandërgjegjshme ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të Ukrainës, po privon miliona ukrainas nga shërbimet bazë njerëzore. Ai ndikon në furnizimet globale të ushqimit dhe kërcënon vendet dhe popujt më të rrezikuar të botës.Veprimet e papranueshme të Rusisë, duke përfshirë shantazhin hibrid, energjitik dhe retorikën e pamatur bërthamore, po minojnë rendin ndërkombëtar, theksojnë ministrat e jashtëm të NATO-s në një deklaratë të miratuar në takimin e Bukureshtit.

NATO do të ofrojë ndihmë shtesë humanitare për Ukrainën në formën e karburantit, gjeneratorëve të energjisë dhe furnizimeve mjekësore, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në Bukuresht, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken akuzoi Rusinë për kthimin e Detit të Zi në një “zonë lufte”. Ai premtoi të forcojë praninë e NATO-s nga Baltiku deri në Detin e Zi.

Situata rreth Ukrainës ndikoi në vendimin e Rusisë për të hequr dorë nga konsultimet e planifikuara në Kajro me SHBA-në për Traktatin për Armët Sulmuese Strategjike, tha zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov për Radion “Kommersant”.

Rusia e humbi “përgjithmonë” Evropën si klient i saj më i madh i energjisë, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Fatih Birol në një konferencë energjetike. Agjencia pret që prodhimi rus i naftës të tkurret me 2 milionë fuçi në ditë deri në mars të vitit 2023. BE-ja po pezullon importet e naftës ruse nga 5 dhjetori dhe produkteve ruse të naftës nga 5 shkurt 2023. Diskutimet për vendosjen e një kufiri të çmimit për naftën ruse të dërguar nga deti vazhdojnë, njoftoi Reuters.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD