Deputetët hodhën poshtë projektdeklaratën e dorëzuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, në të cilën kërkohej që qeveria e përkohhsme të propozonte një buxhet të ri për vitin e ardhshëm. Vetëm "Bullgaria Demokratike" dhe BSP nga shtatë grupet parlamentare e mbështetën dokumentin.
Gjatë debateve më shumë se katër orëshe, deputetët shkëmbyen replika dhe sulme shumë të mprehta. “Biznesi nuk ka se si të planifikojë, nuk ka makro-kornizë për shpenzimet qeveritare, ne e lëmë shtetin në autopilot, i cili do të rëndohet me kosto shtesë”, tha Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe ish-ministër i financave.
Me këtë deklaratë nuk u pajtuu kryetari i DPS-së, Mustafa Karadayi, pasi “duke ruajtur kornizën financiare në buxhet, mund të bëhen zhvendosje për të siguruar shpenzime të ndryshme, por brenda të hyrave”.
Sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, refuzimi për të dorëzuar buxhetin është “kurth i ngritur nga presidenti”.Rasti i parë me kërkesë për anulim të pjesshëm të zgjedhjeve është tashmë fakt. Pak pasi “Ka një popull të tillë” (ITN) depozitoi kërkesën për të kundërshtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në 52 seksione në votimin e parakohshëm parlamentar..
Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA. Në shenjë mirënjohjeje, para monumentit të donatorit Dimitër Cenov, u vendosën kurora dhe lule nga..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..