Rajoni “Jashtë shtetit” ruhet në Kodin Zgjedhor. Këtë e votuan deputetët në lexim të dytë në parlament. Propozimi për formimin e një qendre votimi jashtë vendit me të paktën 100 kërkesa u hodh poshtë, numri i vjetër prej 40 kërkesash mbetet. Nuk u pranua propozimi që deklarata, se zgjedhësi nuk do të votojë diku tjetër, të plotësohet, para vetë seksionit. U hodh poshtë propozimi për rritjen e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 15 në 25 anëtarë. Këshilli publik në komision u ruajt. Nuk u pranua propozimi për të pasur qendra të numërimit të votave jashtë komisioneve të seksioneve, por u pranua që në fund të ditës së zgjedhjeve të bëhet regjistrimi me video i numërimit të votave.
Në lexim të dytë në parlament, me gjithsej 124 vota, të GERB-it, DPS-së dhe BSP-së, përfundimisht u pranua kthimi i fletëvotimit në letër në seksionet me mbi 300 votues. “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare” – gjithsej 95 deputetë votuan “kundër”. Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin dhe “Bullgaria Demokratike” bënë thirrje sërish për aksione proteste mbrëmjen e sotme.
Mazhoranca gjithashtu regjistroi se “në qendrën e votimit zgjedhësi mund të votojë me fletëvotim në letër, ose me votim me makinë.Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
Të premten , temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10°C, ndërsa në ultësira dhe lugina do të zbresin edhe nën 0°C; në Sofje do të jetë rreth 2°C. Në orët e paradites , në disa zona të..
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..