Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev do të dorëzojë të hënën mandatin e parë për formimin e qeverisë

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Të hënën, presidenti Rumen Radev do t'i japë forcës më të madhe politike GERB-SDS mandatin e parë eksplorues për të formuar një qeveri. Kjo ndodh dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare – në kushtet e paqëndrueshmërisë politike dhe parashikimeve për një tjetër votim të parakohshëm.

“Shpresoj që koha shtesë që u dhashë partive të jetë shfrytëzuar sa më mirë”, ka komentuar ai për gazetarët pas pjesëmarrjes së tij në festën solemne të 80-vjetorit të themelimit të Akademisë Kombëtare Sportive “Vasil Levski”. Kreu i shtetit tha gjithashtu se do të vendosë nëse do të vërë veton ndaj ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pasi t'i njohë në detaje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD