Në vetëm pesë ditë, vullnetarët mblodhën 250 000 leva (128 000 euro) për blerjen e gjeneratorëve që do të dërgohen në Ukrainë. Fushata, e bazuar në idenë e botuesit Manoll Pejkov, filloi në rrjetet sociale dhe mori një reagim të madh.
“Nuk mund të jetosh pa energji elektrike dhe kjo është arsyeja se pse ushtria ruse po bombardon rrjetin energjetik të Ukrainës. Ajo dëshiron të gjunjëzojë njerëzit”, ka komentuar ai. Sipas tij, deri më tani janë blerë 74 makineri dhe secila prej tyre mund të shpëtojë dhjetë jetë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..