Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itinerare nëpër gjurmët e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij do të popullarizojnë veprën e tyre në Evropë

Foto: arkiv

Rruga e pelegrinazhit për në Santiago de Kompostella daton që nga Mesjeta. Ky është praktikisht kalimi i parë i udhëtimit në Kontinentin e Vjetër. Në ditët e sotme është pjesë e gjithsej 48 “shtigjeve” kulturore të certifikuara nga Këshilli i Evropës, të cilat lidhen me vlerat dhe demokracinë evropiane. Njëra prej këtyre rrugëve gjurmon përhapjen e punës së krijuesve të shkrimit sllav dhe predikuesve të krishterimit, vëllezërit të shenjtë Kirill dhe Metodij, dhe është rezultat i kërkimeve afatgjatë të shkencëtarëve bullgarë.

Studiuesit identifikuan një sasi të madhe monumentesh dhe vendesh të lidhura me Vëllezërit e Shenjtë në Kontinentin e Vjetër. Dihet se Kirill dhe Metodij janë patronët e Evropës, së bashku me Benediktin e Nurias. “Këto janë dy traditat kulturore dhe shpirtërore të kontinentit: ajo perëndimore - e Benediktit dhe ajo lindore - e Kirillit dhe Metodijit. Mirëpo, ata nuk duhet të ndahen, sepse vepra e tyre po përhapet si në Lindje ashtu edhe në Perëndim” – thotë Prof. Sllavija Bërlieva – zëvendës drejtore e Qendrës Shkencore “Kirill dhe Metodij” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, qendra kjo e cila përgatit itinerarin.

“Duke filluar nga Gjermania, ku në Rajhenau ose Elvangen, Metodij kaloi vite në mërgim, dhe pastaj duke kaluar nëpër Vjenë, ku gjatë gjithë shekullit të XVIII organizoheshin çdo vit festa për nder të Vëllezërve të Shenjtë në kishën e pallatit të Vjenës perandorake, kudo përhapej vepra e tyre. Në shekullin e XIV në Çeki, vepra e Vëllezërve të Shenjtë u shfrytëzua nga perandori Karl i IV i Luksemburgut për të rritur vetëdijen e popullsisë vendase sllave. Uvendos alfabeti glagolitik, ndonëse brenda kufijve të kufizuar dhe festa filloi të kremtohet me një dekret të veçantë. Në Hungari, megjithatë, gjejmë gjurmë të qëndrimit të vëllezërve Kirill dhe Metodij në kohën e Princit Pribina të Blatnes. Në Serbi, e më saktë në Sirmium apo Mitrovicën e sotme të Sremit, Metodij ishte kryepeshkop. Për të mos folur për veprën e Vëllezërve të Shenjtë në Bullgari, ku gjejmë monumentet më të vjetra të letërsisë bullgare - këto janë mbishkrimet epigrafike glagolitike në Pliska. Ose mbishkrimi më i vjetër cirilik në Krepça nga viti 921. Dhe çfarë të themi për manastiret në Ravda, në Ivanovo, për tempujt kushtuar atyre në mbarë Bullgarinë...”

Tani, së bashku me përfaqësues nga departamente të ndryshme dhe organizata të industrisë, shkencëtarët po punojnë për krijimin e një produkti konkret turistik në kuadër të nismës evropiane për itineraret kulturore. Por në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për turizmin.

Pjesa shkencore është shumë e rëndësishme, por bashkë me të ka edhe një fokus edukativ - të rinjtë të cilët përfshihen në hulumtim - thotë prof. Bërlieva. - Edhe nxënësit që fillojnë të studiojnë, për shembull, se si u mbajt festa e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij në një vend të populluar përmes syve të prindërve dhe të paraardhësve të tyre. Fenomeni i festës është shumë i rëndësishëm si dhe fakti se në Bullgari ka dhjetëra kisha dhe tempuj që janë nën patronazhin e vëllezërve të shenjtë. Sepse kjo traditë është një mjet i fortë për identitetin”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD