Një kompani italiane për prodhimin e moduleve fotovoltaike investoi 13 milionë leva në impiantin e saj të ri në Jamboll. Ndërtimi pritet të fillojë në prill 2023 dhe prodhimi do të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm. Vendet e reja të punës do të jenë rreth 50, dhe specialistët e nevojshëm do të jenë nga fusha e IT dhe inxhinierë. Objekti do të zërë rreth 3 hektarë nga 11 hektarët e blerë. Prodhimi do të jetë tërësisht ekologjik, pa rrezik të ndotjes së mjedisit, me synimin që në fillim të jetë 350 megavat, kapaciteti i tij të arrijë në 600 megavat. Për këtë qëllim, pranë fabrikës do të ndërtohet një park fotovoltaik në një sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..