12 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, duan një ulje të konsiderueshme të tavanit të propozuar të çmimit për gazin rus, raportoi Bloomberg.
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë takim më 12 dhjetor për të kërkuar marrëveshje për sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit dhe ndarjen e 2 miliardë eurove për furnizime ushtarake për Ukrainën, raportoi Reuters. Mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa nga vendimet, duke përdorur taktikën e përshkruar nga diplomatët si "diplomaci shantazhi" për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara evropiane për Budapestin.
Të dielën, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi bisedime të njëpasnjëshme me presidentët e Turqisë Rexhep Erdogan, të Francës Emmanuel Macron dhe të SHBA-ve Joe Biden. Pas konsultimeve telefonike, Zelenski njoftoi se po vjen një takim i ri i G-7, në të cilin do të jetë e ftuar Ukraina. Zelenski pohon se ai "e ka ndier" dhe është optimist se vendet perëndimore po e marrin pozitivisht formulën e paqes të Ukrainës. Ai shtoi se do të punojë për organizimin e një takimi global për paqen, "i cili do ta bëjë realitet formulën ukrainase për paqen", raportoi UNIAN.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..