Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi pret që Perëndimi të pranojë formulën ukrainase për paqe

Volodimir Zelenski
Foto: EPA/BGNES

12 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, duan një ulje të konsiderueshme të tavanit të propozuar të çmimit për gazin rus, raportoi Bloomberg.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë takim më 12 dhjetor për të kërkuar marrëveshje për sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit dhe ndarjen e 2 miliardë eurove për furnizime ushtarake për Ukrainën, raportoi Reuters. Mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa nga vendimet, duke përdorur taktikën e përshkruar nga diplomatët si "diplomaci shantazhi" për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara evropiane për Budapestin.

Të dielën, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi bisedime të njëpasnjëshme me presidentët e Turqisë Rexhep Erdogan, të Francës Emmanuel Macron dhe të SHBA-ve Joe Biden. Pas konsultimeve telefonike, Zelenski njoftoi se po vjen një takim i ri i G-7, në të cilin do të jetë e ftuar Ukraina. Zelenski pohon se ai "e ka ndier" dhe është optimist se vendet perëndimore po e marrin pozitivisht formulën e paqes të Ukrainës. Ai shtoi se do të punojë për organizimin e një takimi global për paqen, "i cili do ta bëjë realitet formulën ukrainase për paqen", raportoi UNIAN.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare dorëzon çmimet e saj vjetore për radio-gazetarinë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të saj muzikore. Para kësaj, sipas traditës, në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios..

botuar më 25-01-25 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..

botuar më 25-01-24 7.35.MD

Ministri i jashtëm Georg Georgiev ndodhet për një vizitë në Sulltanatin e Omanit

Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..

botuar më 25-01-24 7.00.MD