Unë jam i bindur se përbërja e qeverisë që propozoj është në gjendje ta udhëheqë Bullgarinë në krizë, sepse të gjithë emrat janë shumë të njohur në qarqet profesionale, tha kandidati për kryeministër i GERB-SDS, prof. Nikollaj Gabrovski. Ai ia dorëzoi listën e kandidatëve për ministra presidentit Rumen Radev.
Malina Krumova është propozuar për zëvendëskryeministre për menaxhimin e fondeve evropiane, Miglena Taçeva për zëvendëskryeministre për rendin dhe sigurinë publike dhe ministre të drejtësisë, Meglena Pllugçieva-Aleksandrova për zëvendëskryeministre për politikat klimatike dhe ministre të ekologjisë. Marinella Petrova është propozuar të marrë përsipër departamentin e financave, ndërsa Bllagorodna Makeva-Najdenova është përgjegjëse për punët e brendshme. Atanas Zaprjanov është kandidat për Ministër të Mbrojtjes, ndërsa Dragomir Zakov për ministër të punëve të jashtme.
Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh të parakohshme, sigurisht që do të humbasim, tha Gabrovski dhe renditi politikat prioritare të kabinetit:
Kapërcimi i shpejtë i ndarjes në shoqëri dhe rivendosja e dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve;
Reforma në drejtësi dhe luftimi efektiv i korrupsionit;
Masa efektive kundër inflacionit, për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike;
Një politikë e jashtme e qartë evropiane dhe euroatlantike;
Pranimi i Bullgarisë në Shengen;
Përgatitja për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë në vitin 2024;
Zbatimi i reformave kryesore sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë;
Presidenti dha një dekret me propozim që parlamenti të votojë projekt-kabinetin. Deputetët pritet të votojnë të mërkurën ose të enjten.Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..