Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 dhjetorin 2022

Reshje bore dhe rritje të lehtë të temperaturave

Foto: Savka Millanova

Gjatë natës duke u gdhirë e mërkura, vranësirat nga perëndimi do të rriten sërish dhe do të bjerë borë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa reshje shiu përgjatë luginës së lumit Struma. Do të jetë pothuajse e qetë me temperatura minimale ndërmjet  minus 4° dhe 1°, në Sofje rreth minus 2°. Para mesditës do të ketë ende reshje bore vende-vende në Bullgarinë Perëndimore, por pasdite ato do të ndalojnë përkohësisht. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore në Bullgarinë Lindore, erë e dobët lindore-verilindore në Rrafshinën e Danubit. Temperaturat ditore do të rriten lehtë dhe maksimalet do të jenë nga 1°- 2° në zonat veriperëndimore deri në 9°- 11° përgjatë Detit të Zi.

zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës do të ketë reshje bore vende-vende, më intensive natën e së enjtes. Nën 1000 - 1200 m do të ketë reshje shiu dhe do të ketë kushte për ngrica. Do të fryjë erë kryesisht mesatare jugperëndimore, duke u rritur me stuhi në mbrëmje. Gjatë natës duke u gdhirë e enjtja era do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi.Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 3°, në 2000 m - rreth minus 1°.

Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme, por nuk priten reshje. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 9° dhe 11°, dhe të ujit të detit - 11°-12°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD