Në Uzinën e Riparimit të Anijeve “MTG-Delfin” pranë Varnës, në mënyrë simbolike filloi ndërtimi i anijes së dytë patrulluese të re për Marinën Bullgare. Një vit më parë u zhvillua ceremonia e prerjes së çelikut të bordit për të parën nga dy anijet e reja “Hrabri”. Një pjesë e konsiderueshme e bordit të saj tashmë u ndërtua.
“Anijet shumëfunksionale do të lejojnë flotën të kryejë të gjitha detyrat e mbrojtjes së interesave kombëtare detare dhe të marrë pjesë me sukses në operacionet dhe misionet aleate”, tha komandanti i flotës kundëradmirali Kirill Mihajllov.
“Hrabri” (Trimi) dhe “Smeli” (Guximi) janë 90 metra të gjatë me një zhvendosje prej 2300 tonësh. Ato janë bërë sipas dizajnit të Grupit NVL gjerman me një sistem të integruar të kontrollit luftarak. Përfundimi i “Hrabri” është i planifikuar për vitin 2025 ndërsa i “Smeli” në vitin 2026.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..