Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozuan ish-ministrin e arsimit Nikollaj Denkov për kryeministër

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Akademiku Nikollaj Denkov është propozimi i miratuar për kryeministër nga Këshilli Ekzekutiv i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, konfirmoi për BNR deputeti i partisë Milen Mateev. Ai saktësoi se vendimi duhet të konfirmohet edhe nga Këshilli Kombëtar i formacionit.

“Që të mund të punojë qeveria e pakicës që do të propozojmë, duam garanci që realisht të ketë një konsensus në parlament mbi prioritetet që vendosëm dhe të fillojë puna mbi projektligjet tashmë të paraqitura, që përfshijnë temat prioritare për ne dhe për vendin. Nëse nuk kemi garanci për këtë, nuk e shohim kuptimin e formimit të qeverisë”, theksoi ai.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 tetorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje – 2°. Pak më të ulëta në mëngjes do të jenë temperaturat në lugina, ku do të ketë kushte për ngrica. Para mesditës , në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë ende..

botuar më 25-10-29 7.35.MD
Bozhidar Bozhanov

Si ministre e Jashtme, Maria Gabriel ka negociuar për heqjen e emrit të Pevskit nga lista “Magnitsky”

Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme (nga 6 qershori 2023 deri më 9..

botuar më 25-10-29 6.23.MD

Sindikatat kundërshtojnë pagën minimale prej 605 eurosh, po përgatitin protestë

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor,..

botuar më 25-10-29 2.54.MD