Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 3°. Mbi Bullgarinë Veriperëndimore para mesditës dhe në ultësirën e Trakisë së Epërme do të mbajë vranësira me mjegulla lokale. Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, më e ulëta në veriperëndim, në kryeqytet do të jetë 17°.
Do të mbajë mot me diell në zonat malore, me erë të fortë deri me stuhi jugperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 7°.
Dielli do të shfaqet përgjatë Detit të Zi pas mesditës. Temperaturat maksimale do të jenë 15-18°. Uji i detit është 10-12°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Të shtunën do të jetë e ngrohtë për stinën, por nisin reshje të reja.
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..