Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme sërish protestuan para ndërtesës së dikasterit me kërkesën për pagë të mirë në sistemin e MPJ-së dhe një të ardhme të mirë për shërbimin diplomatik bullgar, njoftoi BTA.
Protestuesit presin që së shpejti të plotësohet pjesërisht kërkesa e tyre e parë, lidhur me rritjen e pagave. Ata presin që pagat e tyre të rriten me 30% deri në fund të kësaj jave.
Punonjësit e Ministrisë së Jashtme protestuan dje para Këshillit të Ministrave. Më herët, më 2 dhjetor, ata shpallën një aksion greve, duke kërkuar rritjen e pagave, indeksimin e shtesave për udhëtimet me punë afatgjata dhe afatshkurtra dhe ndalimin e praktikës së uljes së pagës bazë në kohën e udhëtimeve me punë afatgjata.
Dy ditë më parë, më 30 nëntor, u mbajt një protestë një orëshe për pagë të mirë, e njerëzve të pakënaqur që hodhën monedha në shenjë proteste.
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..