Bullgaria i bashkohet Deklaratës për një të ardhme digjitale të besueshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Gjatë nënshkrimit të dokumentit, zëvendësministri i qeverisjes elektronike Bllagovest Kirillov theksoi se deklarata i kushton një rëndësi të veçantë digjitalizimit, si një proces me efekte të thella dhe transformuese në shoqëri dhe ekonomi. Dokumenti u miratua gjatë seancës përmbyllëse të Komitetit të Ekonomisë Digjitale, që po mbahet në Gran Canaria, Spanjë. Me deklaratën, shtetet angazhohen të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara për të promovuar një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm të mbështetur nga një internet i hapur dhe pa pagesë.
Në të njëjtën kohë sot, presidentët e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit nënshkruan deklaratën për të drejtat digjitale të të gjithë evropianëve.Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..