Është sërish ajo kohë e vitit kur na pushton eksitimi i lidhur me një nga festat më të dashura - Krishtlindjet. Buzëqeshjet, përqafimet, të qeshurat, kërcitjet festive të gotave dhe dhuratat që “presin orën e tyre” janë pjesë e pandarë e emocionit të festës, por diçka ende mungon, apo jo? Kjo është muzika që si çdo gjë tjetër në këto ditë të lumtura ka një shije festive.
Në nëntor të vitit 2011, në një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare u interpretua për herë të parë një nga këngët emblematike të “Mary Boys Band” – “Dhurata më e shtrenjtë”. Historiku i kësaj kënge është shumë personal për vokalisten e grupit Maria Mutafçieva dhe mesazhi i saj është për personin më të afërt - bashkëshortin e saj Mirosllav në një periudhë të vështirë për të dhe familjen, e cila, fatmirësisht, tashmë u kapërcye.
“Këngët duhet të jenë diçka që ne dëshirojmë të mbetet. Këtë qëndrim e kam ndaj çdo kënge që krijoj - të jetë më e mira që mund të krijoj në atë kohë” – thotë Meri dhe vazhdon:
“Krijuesi i këngës duhet të udhëhiqet gjithmonë nga ideja se po bën diçka të rëndësishme dhe të vlefshme për çdo person. Është shumë e vështirë të gjesh një mesazh origjinal që dëshiron ta ndash me njerëzit dhe me të cilin ata mund të identifikohen.”
Me një koncert në ditëlindjen e saj - 10 shkurt të vitit të ardhshëm, në sallën “Bëllgaria” të kryeqytetit, Meri do të shënojë 3 dekada në skenë.
“Kam 30 vjet që eci rrugëve të mia në muzikë - ndan ajo me buzëqeshje. – Nëse një person dëshiron të arrijë diçka, duhet të jetë gati për një maratonë, jo për vrapime në distanca të shkurtra. Ai duhet të dijë se puna e palodhur dhe këmbëngulja jo gjithmonë shpërblehen menjëherë, por herët a vonë, kjo ndodh.”
Të shkurtër, por afër shpirtit dhe ndjenjave të njerëzve, titujt dhe tekstet e këngëve janë një shenjë dalluese për “Mary Boy Band”, së bashku me meloditë e paharrueshme. Mesazhet e tyre janë veçanërisht të përshtatshme për të shprehur qëndrimin tonë ndaj një personi të afërt ose të dashur. Dhe urimet për shëndet, frymëzim dhe ditë të lumtura, bazuar në këngën me të njëjtin emër nga “Mary Boys Band”, dëgjohen në çdo takim të grupit me publikun e tij.
Foto: Facebook/maryboysbandbg
Ivan Stojanov është bullgar besarabian nga Moldavia. Ekipi ynë u takua me të në kishën bullgare "Shën Sofronij Vraçanski", ku përgatitëm episodin e radhës të podkastit “ Ura e besimit ”, i kushtuar komunitetit bullgar ortodoks në Lion,..
" Ndoshta besimi, lutja ose feja, të cilat i kuptojmë në mënyra të ndryshme, sjellin një ndjenjë përulësie. Por ajo është gjithashtu një udhëtim drejt vetes, drejt vetëpërmirësimit dhe vetëzbulimit” – thotë Doc. Arsenija..
Një prift ushtarak i thjeshtë realizon kontaktin e tij të parë me Bullgarinë në vitin 1921, duke ardhur me detyrën për të kërkuar ushtarë italianë të zhdukur pa gjurmë gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, ai nuk mbetet indiferent ndaj..
Ivan Stojanov është bullgar besarabian nga Moldavia. Ekipi ynë u takua me të në kishën bullgare "Shën Sofronij Vraçanski", ku përgatitëm..