“Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë së bashku në luftën kundër Rusisë”, tha Volodimir Zelenski para Kongresit Amerikan gjatë vizitës së tij të parë të huaj që nga fillimi i luftës. Më herët, ai u takua me Joe Biden, i cili e siguroi atë se populli amerikan është me popullin ukrainas në çdo hap të rrugës dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Ajo që po bëni dhe çfarë keni arritur është e rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”, theksoi presidenti amerikan. Ai shtoi se kurrë nuk e ka parë NATO-n dhe Bashkimin Evropian më të bashkuar se sa për Ukrainën dhe i bëri thirrje botës që ta mbështesë vendin edhe në vitin 2023.
Në fjalimin e tij Volodimir Zelenski tha gjithashtu se miliarda dollarët që SHBA po i ofron Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus nuk janë bamirësi, por një investim në sigurinë dhe demokracinë globale. Ai u prit me duartrokitje të forta dhe tre anëtarë të Kongresit ngritën një flamur të madh ukrainas.
Që nga fillimi i pushtimit rus, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 50 miliardë dollarë për Ukrainën. Kongresi pritet të miratojë 44.9 miliardë dollarë të tjera ndihmë këtë javë.
Në një takim të krerëve të lartë të mbrojtjes ruse, presidenti rus Vladimir Putin premtoi të mbështesë planin për të rritur numrin e forcave të armatosura me më shumë se 30%, raportoi Reuters. "Moska duhet të nxjerrë një mësim dhe të rregullojë problemet me të cilat u përball në Ukrainë," theksoi ai. Putin tha gjithashtu se Rusia do të përmirësojë edhe gatishmërinë luftarake të "treshes sonë bërthamore". Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi që forcat e armatosura të vendit të forcohen nga 1.15 milion ushtarakë në 1.5 milion.
Ish-zëvendëskryeministri rus Dmitri Rogozin dhe kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Doneckut, Vitali Hocenko, u plagosën në granatimet nga forcat ukrainase kundër qytetit të Doneckut dhe një person u vra, njoftuan TASS dhe Reuters. Aktualisht, Rogozin drejton një grup këshilltarësh ushtarakë të quajtur "Ujqërit e Mbretit".Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..