Në janar 2023, filmi "Luka", ku ka edhe  pjesëmarrje bullgare, do të konkurrojë në konkursin "Big Screen" në  Festivalin e Filmit në Roterdam. Drejtoresha e bashkëprodhimit mes Belgjikës,  Italisë, Holandës, Bullgarisë dhe Armenisë është Jessica Woodworth. Në film merr pjesë aktorja legjendare Geraldine Chaplin  dhe roli kryesor i është besuar të riut Jonas Smulders. Një nga rolet kryesore  luan aktori bullgar Valentin Ganev. 
“Filmi na çon në të ardhmen, në një shkretëtirë të  rrëmbyer nga era, rezultat i pakujdesisë sonë ndaj ndryshimeve klimatike...  Personazhet janë në robëri të iluzioneve dhe koha dëshmon absurditetin e tyre. 
Bullgaria mori pjesë aktive në krijimin e filmit. Bashkëproducent nga pala bullgare është Art Fest dhe  financimi sigurohet nga Qendra Kombëtare e Filmit. Projekti mbështetet nga  programi “Evropa Krijuese”, media të BE-së dhe Euroimage. 
“Luka” do të prezantohet edhe si pjesë e “Sofia Film Fest” në vitin 2023.
Përpiloi: Veneta  Nikollova 
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..