Urimet e kolendarëve në festën e sotme për shëndet, bollëk dhe mirësi kanë një fuqi magjike. Dhe bashkë me urimet e Krishtlindjeve për pronarët e shtëpive që vizitojnë, djemtë gëzojnë me këngët e tyre tërë fshatin, ose vendbanimin.
Të dashur miq, dhe ne si kolendarët hyjmë në shtëpitë tuaja me “Buenekun e Krishtlindjeve” dhe “Melodia e ngadaltë” - një nga regjistrimet më të fundit të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR me dirigjent Dimitër Hristov - një dhuratë e veçantë për dëgjuesit nga media jonë.
Solist është gajdexhiu i famshëm Nedko Carev - një instrumentist i shkëlqyer, pjesëmarrës në një sërë projektesh, mësues shumëvjeçar në Shkollën Kombëtare të Arteve "Dobri Hristov" - Varna. Nedko Carev është autori i dy pjesëve të kompozuara në stilin e muzikës tradicionale. Aranzhimi është i Angell Dobrevit.
Bueneku është një valle e egër, e hapur (jo në rreth) që luhet gjatë Kreshmëve. Djemtë janë personazhet kryesore në buenek. Ata ngjiten njëri-tjetrin në zinxhir dhe e bëjnë kërcimin me hapa të vegjël, duke shkelmuar me këmbë në tokë dhe duke përdredhur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..