Artistë, muzikantë, sportistë, gazetarë dhe persona të shquar bullgarë do të mbështesin "Krishtlindjet Bullgare" me pjesëmarrjen e tyre për të ndihmuar fëmijët në nevojë, nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev. Orkestra simfonike e BNR do të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov". Në nismën bamirëse do të përfshihen muzikantë dhe interpretues të njohur bullgarë, duke përfshirë ansamblin "Filip Kutev", Doni dhe Neti, Grafa, Desi Dobreva, "Avenue", grupi vokal për fëmijë "Bon-Bon", Neli Rangelova me grupin vokal “Detski Smjah", Ljubo Kirov dhe Poli Genova, Vasill Petrov, Orlin Pavllov dhe të tjerë.
Nisma e bamirësisë, e cila mbahet për të 20-tin vit radhazi, këtë herë mbështet fëmijët me sëmundje të rralla gjenetike. Koncerti fillon në orën 20:00, ditën e diel, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radion Kombëtare Bullgare.
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..