Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 dhjetorin

Mot jashtëzakonisht i ngrohtë dhe me diell në ditën e Krishtlindjeve

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësirat do të shpërndahen dhe gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0° dhe 5°, ndërsa maksimalet 9° deri 14°. Në Sofje, nesër, më 25 dhjetor, temperatura minimale pritet të jetë 0°, kurse ajo maksimale rreth 10°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Para mesditës, në kreshtën e malit Stara Planinaa, vranësirat do të jenë ende të konsiderueshme dhe vende-vende do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 4°, në 2000 metra - rreth minus 2°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD