61 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Mbi 59% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 8.9% e 679 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 9.54% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet e regjistruara aktive u rritën me 35 në 3828. Gjashtë persona të infektuar u shtruan në spitale. Tre nga pacientët e rinj nuk janë vaksinuar. Numri i të shtruarve në spitale është ulur me shtatë në 339. Janë 35 të infektuar në terapi intensive.
Një pacient me Covid ndërroi jetë gjatë harkut të shënuar kohor. Ditën e Krishtlindjes u kuruan 26 veta. U administrua një vaksinë.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..