Rindërtimi i Ukrainës pas luftës do të jetë projekti më i madh ekonomik në Evropë, tha presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij vjetor në Verhovna Rada, informoi DPA. Ai u kërkoi ligjvënësve të miratojnë ligje për të tërhequr investitorët e huaj dhe shtoi se ka diskutuar për rimëkëmbjen e vendit me drejtorin e kompanisë amerikane të investimeve Blackrock Larry Fink. Zelenski gjithashtu theksoi synime të tjera - refugjatët të kthehen në Ukrainë; vendi të marrë përsëri të gjithë robërit e luftës. Në fjalimin e tij, presidenti vuri në dukje se industria ukrainase e armëve është një nga më të zhvilluarat në botë dhe se detyra e saj është të kontribuojë në rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas tij, në vitet e ardhshme vendi do të shpenzojë mbi 30 miliardë dollarë për mbrojtje.
Kanë mbetur vetëm disa civilë në qytetin Bahmut, që ndodhet në rajonin e Doneckut, shkroi më herët Volodimir Zelenski në Facebook, raportoi France Press. Muajt e fundit, qyteti, dikur i banuar nga 70 000 njerëz, është kthyer në një arenë luftimesh të ashpra. “Nuk ka vend në Bahmut i cili të mos jetë i mbuluar me gjak, nuk ka orë në të cilën të mos kumbojë gjëmimi i tmerrshëm i artilerisë”, ka shkruar presidenti ukrainas dhe postimin e tij e ka shoqëruar me foto të rrënimit të qytetit.
Rusia ka shtuar sulmet në qytetin Herson gati gjashtë javë pasi u pushtua nga forcat ukrainase. Më shumë se 25 vendbanime rreth Hersonit dhe Zaporizhie u granatuan - ka viktima dhe dëmtime në infrastrukturën civile, sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase.
Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin e rajoneve Doneck, Lugansk, Zaporozhie dhe Herson, të cilat tashmë janë pjesë e Federatës Ruse, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë planin e paqes prej 10 pikash të presidentit ukrainas, që parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës (pra nga të gjitha territoret e pushtuara që nga viti 2014). Moska ka siguruar se është e gatshme të negociojë me Kievin, por nuk sheh një dëshirë nga ana e tij, vëren Reuters. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington citoi ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov të ketë thënë se Rusia do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje ushtarake të konfliktit derisa qeveria ukrainase të kapitullojë para kushteve të saj.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore, të cilin disponon BNR “Horizont”. Sipas informacioneve tona, paga minimale do të jetë 605 euro,..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..