Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Identiteti për bullgarët besarabë është gjëja më e sigurt që ata kanë

Foto: arkiv personal

Më shumë se 200 vjet më parë, duke ikur nga skllavëruesit osmanë, mijëra bullgarë u larguan nga atdheu i tyre për t’u vendosur në Besarabi. Me kalimin e viteve, territori ku ata u vendosën kaloi nga kufijtë e Rumanisë dhe Rusisë, më pas në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, dhe më në fund - në kufijtë e Moldavisë dhe Ukrainës. Gjatë gjithë kësaj kohe, përkatësia e tyre etnike duket se mbeti e paprekur, pavarësisht nga vendi në të cilin ndodhen sot apo gjuha zyrtare që janë të detyruar të flasin. Në këtë përfundim doli edhe autorja e projektit “Rrënja”, Mihaella Arojo, e cila kap me fotografi historinë e bullgarëve të Besarabisë.

Ideja lindi spontanisht kur, në vitin 2019, Mihaella vizitoi një takim vjetor rinor të bullgarëve besarabë në fshatin moldavian Stojanovka.

“Ky ishte kontakti im i parë me bullgarët besarabë dhe më bëri shumë përshtypje kur pashë mënyrën se si na pritën atje, si e ruajnë kulturën, gjuhën e tyre - thotë Mihaella Arojo. – Ndjeva një nevojë thjesht personale, të brendshme për të vazhduar takimin me këta njerëz, komunikimin me ta dhe fotografimin e tyre. Me kalimin e kohës, kjo e thelloi kuptimin e saj dhe shpresoj se do të bëhet një lloj ure midis nesh, bullgarëve në Bullgari dhe bullgarëve në Besarabi, Moldavi dhe Ukrainë. Le të njihemi më mirë, të komunikojmë dhe të krijojmë lidhje të dobishme.”

Gjatë takimeve të saj me bullgarët besarabë, Mihaella kupton se ata, veçanërisht të moshuarit, jetojnë me një imazh të idealizuar të Bullgarisë, të ngjashëm me një ëndërr, të cilën nuk mund ta prekin. Në të njëjtën kohë, ata e kanë pranuar fatin e tyre të të shpërngulurve të cilët e ndjejnë për detyrë të mbështesin diasporën në vendin ku jetojnë. Këtë përpjekje të tyre për ruajtjen e rrënjëve bullgare e përkrah edhe vendi ynë me programe të ndryshme. Kështu ndodh edhe me projektin “Rrënja”, i cili zbatohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”:

“Për mua kjo histori mund të shërbejë jo vetëm si simbol në nivel lokal, jo vetëm për të lidhur bullgarët që jetojnë në territore të ndryshme nga Bullgaria - thekson Mihaella Arojo. - Për mua ky komunitet ka një kuptim më global, sepse në Besarabi jetojnë shumë kombësi të ndryshme - bullgarë, moldavianë, rusë, ukrainas, gagauzë, shqiptarë. Të gjithë këta njerëz në këtë rajon multietnik jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Madje e konsiderojnë avantazh që në moshën tre-katërvjeçare mësojnë katër gjuhë.”

Vetë Mihaella Arojo është një pasardhëse e emigrantëve nga Spanja nga ana e babait të saj, kjo është arsyeja pse fati i bullgarëve besarabë e prek atë thellë. Kur i pyet disa herë se si i prek lufta tani, si e perceptojnë kulturën ruse para dhe pas fillimit të saj, ata japin një përgjigje elokuente lidhur me ndjenjën e tyre të identitetit:

“Ajo që është karakteristikë e këtij rajoni është se njerëzit janë mësuar që struktura shtetërore të ndryshojë gjithmonë - shpjegon Mihaella. - Për shembull, një person që jetoi midis dy luftërave botërore studioi fillimisht në gjuhën rumune, pastaj kur territori u bë pjesë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike hyri gjuha ruse dhe pas shpërbërjes së këtij bashkimi dhe ndarjes së republikave, u krijuan vende të reja - Ukraina dhe Moldavia, me një gjuhë të re. Mund të tingëllojë e çuditshme nga jashtë, por duket se janë mësuar me këto ndryshime të vazhdueshme. Prandaj, përpjekjet e tyre janë të përqendruara në ruajtjen e tyre si komunitet, vendbanim, fshat apo qytet. Madje ndonjëherë, kur e kam menduar, arrij në përfundimin se janë pikërisht këto ndryshime të vazhdueshme që ndoshta kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit të tyre, sepse është gjëja më e sigurt që kanë atje.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal, Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD