Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ia themi lamtumirën e fundit Mihaill Mihajllovit, doajenit në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bullgarisë"

4
Mihaill Mihajllov

Mihaill Mihaillov, një përkthyes dhe folës brilant nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle e “Radio Bullgarisë”, u largua nga ne. Përkthimet dhe prezenca e tij gazetareske do të vazhdojnë të jenë shembull i profesionalizmit të lartë dhe zotërimit të shkëlqyer të gjuhës së Servantesit. 

Pas përfundimit të filologjisë spanjolle në Universitetin "Shën Kliment Ohridski", Mihaill Mihajllov iu përkushtua përkthimit. Një moment kurioz në karrierën e tij është ndihma në komunikim që ai u dha inxhinierëve bullgarë në Kubë, të cilët ndërtuan një sërë zonash infrastrukturore në ishull. Por si profesionist Misho la gjurmët më të ndritshme me punën e tij në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bulgarisë" të BNR. 

Misho ishte një njeri me zemër të madhe dhe një mik besnik, i gatshëm për të ndihmuar këdo. Ai kishte një kujtesë të shkëlqyer dhe një zë karakteristik e të paharrueshëm. Kolegu ynë i dashur ishte shumë i etur për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e tij dhe ishte gjithmonë i gatshëm për t'u mësuar atyre diçka të re! 

Në kujtim të tij do të dëgjojmë një fragment nga programi i Vitit të Ri i “Radio Bullgarisë” në gjuhën spanjolle, i transmetuar në fund të dhjetorit 2016. 

Një fragment nga një transmetim në radio me zërin e Mihaill Mihajllov është pjesë e këngës "Radio Bullgaria" të grupit meksikan Mexitano Soundsystem.
U prehtë në paqe!
Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 11 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përgjithmonë” nga Joe Lynn Turner dhe Maria Ilieva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27 - Lajme  09:48 - Kënga e ditës..

botuar më 24-11-11 3.00.MD

Bullgaria sot – 8 nëntor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 8 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Hodhi një shikim Radka” në interpretim të këngëtares së madhe folklorike Kiçka Savova. Shkasi..

botuar më 24-11-08 3.00.MD

Bullgaria sot – 7 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju flasim për Antarktidën - motorin e ndryshimeve klimatike. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni kompozimin origjinal “Dita dhe Paqja” nga Angell..

botuar më 24-11-07 3.00.MD